Scroll to top
Share
en

Bismilahi Rrahmani Rrahim!
Në emër të Zotit, Mëshiruesit, Mëshirbërsit!

Të nderuar vëllezër të mij, klerikë dhe besimtarë bektashianë të Shqipërisë!
Të nderuar klerikë, myhibanë dhe dashamirës të gjyshatës së Skraparit!
Më 19 shtator të vitit 1875, 155 vite më parë, lindi shpirtëndritur dervish Iljasi nga Vërzhezha e Skraparit. Ai i përket atij brezi të rrallë të personaliteteve të historisë së bektashizmit shqiptar, që të udhëhequr nga çiragu i Haxhi Bektash Veliut, me fjalën, veprën, jetën e tyre, kanë lënë gjurmë të pashlyeshme kudo që kanë shërbyer. I tillë ishte dervish Iljasi gjithe jetën e tij e shkriu për fe dhe atdhe gjurmët e tij i kemi në gjithë Jugun e Shqipëtisë, një mbamirës i rrallë, bëri rrugë, ura, çezma dhe ngriti teqenë e Kulmakut në Tomorr e ktheu në një mbujtse, pritëse , prehtore të rrallë duke i dhënë famë pelegrinazhit mbarëkombëtar dhe botëror në Çukën Abaz Ali të  Tomorrit. Askush më mirë se ai klerik, nuk pati ndjerë dhe kuptuar se mali i Tomorrit, ai që mban mbi supe të tij, varrin-legjend të Abaz Aliut, duhej të mbante në gjoks te vet edhe një teqe, një prehtore të përjetshme për shpirtrat e pastër bektashian. Klerikët që pasuan  në teqenë e Kulmakut vazhduan rrugën e dervish IIjasit si baba Ali Tomorri, baba  Hysen Malaj, baba Sejdin Canaj, baba Riza Gllaniku, baba Muhameti, dervish Meleq Qato, dervish Mehdi Qato etj. Ne sot përkujtojmë 155 vjetorin e ditëlindjes të dervish Iljasit, ky kalender i pamat bektashian dha dritë, zemër, përkushtim, liri, dashuri, vëllazëri dhe bashkim për gjithë shqiptarët. Lavdia e teqesë së dervish Iljasit nuk është zbehur, por ruhet dhe përcillet sot nga brezi në brez, me dashurinë që mëkon për Zotin, atdheun familjen, Pelegrinazhi i Tomorrit sot është dritëpërcjellse për të gjithë në atë gjurmë që la dervish Iljasi i përndrituri në historinë e bektashizmit botëror.

Motra dhe vëllezër!
155 vjetori  i ditëlindjes të dervish Iljasit nuk është vetëm një prirje ndaj historisë së besimit, të cilit i përkasim. Por diçka më shumë. Është thirrja brenda nesh që gjurmët e ndritura,, jo vetëm mos t`I lëmë të plurosen, por përkundrazi , të ecim mbi to, të frymëzohemi prej tyre, duke i dhënë jetë e gjallëri vetë bektashizmit në Shqipëri dhe në botë. 
Nder dhe respekt për jetën dhe veprën e dervish Iljasit.
Nder dhe respekt për dervishët dhe   baballarët që shërbyen në teqenë e Kulmakut!
Nder dhe respekt për krejt ata myhib dhe dashamirës që mbajtën të gjallë kujtimin e kësaj teqeje!

Zoti ju bekoftë të gjithëve!
Amin!

KRYEGJYSHI BOTËROR BEKTASHIAN
HIRËSIA E TIJ
HAXHI DEDE EDMOND BRAHIMAJ

Teqeja e Kulmakut, 1916

Teqeja e Kulmakut, 1916

 

 

Related posts