Scroll to top
Share
en

Kryegjyshi Botëror Bektashian, Hirësia e Tij, Haxhi Dede Edmond Brahimaj: “Të dashur miq! Po ndjekim me shqetësimin e natyrshëm njerëzor zhvillimet lidhur me pandeminë e coronavirusit, që për fat të keq janë rënduar së tepërmi, kur të gjithë do të donim që të ndodhte e kundërta.
Sot situata paraqitet shumë më e rënduar në të gjithë botën, ku rezultojnë 106 vende të prekura, ndërsa Italia veçanërisht ka një rëndim ekstrem me mbi 5061 raste dhe rreth 233 vdekje.
Duke vlerësuar:
– këtë situatë shumë serioze epidemiologjike rajonale;
– faktin që situata në Itali është rënduar duke kapërcyer edhe “Zonën e kuqe”, me përshkallëzim në të gjithë territorin e saj me një mortalitet të lartë rreth 4,4%, dhe imponuar marrjen prej saj të masave shumë të forta kufizuese;
– rritjen shumë të shpejtë të rasteve të infektuara në Greqi;
– shfaqjen e rasteve të coronavirusit edhe në vende të tjera të rajonit tonë që rezultonin te paprekura;
– në informacionin që Organizata Botërore e Shëndetësisë jep për karakteristikat e këtij virusi e rreziqet serioze që ai paraqet;
Apeloj: forcimi maksimal i masave parandaluese sanitaro-epidemiologjike;
1- HIGJIENËN personale (larja e duarve shpesh dhe jo me pak se 20-30 sekonda) dhe atë kolektive,
2- MOS GRUMBULLIMI jo i domosdoshëm në mjediset publike e në të tjera mjedise,
3- PËRKUJDESI për “higjienën e të teshtiturës dhe të kolliturës”,
4- RUAJTJA e njomësisë së fytit me pirje të herë-pas-herëshme të sasive të vogla uji,
5- USHQIMI i variueshëm, kuptohet edhe sipas edhe mundësive financiare, i pasur me vitamina C, D, A,
6- të PATURIT në vëmendje e mos frekuentimit të shkollave dhe qendrave të punës në rast shenjash klinike gripngjasuese (teshtitje, kollë, dhimbje koke, temperaturë),
7- VETËIZOLIMI 14-ditor për personat që vijnë nga vende të prekura dhe me raste të transmetimit komunitar të sëmundjes, harta e të cilave është zgjeruar që nga Kina e deri në Itali,
8- KONTAKTIMI me Shërbimin e Urgjencës Kombëtare me numurin 127, NËSE ai/ajo ka shënja të tilla si temperatura, tështitje e kollë, vështirësi në frymëmarje, dhe mos ardhja direkte në spital,
9- KUJDESI ndaj individëve mbi 65 vjeç dhe ndaj mjekimit të rregullt të sëmundjeve kronike që shumë prej tyre kanë: sëmundje kronike të zemrës, të veshkave, të mëlçisë, të mushkërive (sidomos të sëmurët me SPOK), të kyçeve, etj, si grupi më i rrezikuar për të bërë ndërlikime në rast infektimi nga Covid-19/Sars-Cov-2,
10- VETËKONTROLLI e mos panikimi për një situatë detyrimisht kalimtare të kërcënimit epidemiologjik të popullatës…NUK ka asnjë fshehje të realitetit dhe gjithkush do të vihet në dijeni, që më rastin më të parë të izolimit të këtij shkaktari në Shqipëri….

BETEJA për jetën është e përminutëshme dhe fitimtar në të dalin kurdoherë mendjekthjelltit, vullnetplotët dhe zemërbardhët…..SË BASHKU do të mundemi t’ja dalim mbanë PËRSËRI edhe betejës ndaj Covid-19/Sars-Cov-2… I lutemi Zotit të Lartë të na japë forcë e vullnet, t’i kapërcejmë sa më butë këto situata.

Zoti e bekoftë Shqipërinë!
Amin!”

Kryegjyshi Botëror Bektashian
Hirësia e Tij 
Haxhi Dede Edmond Brahimaj

Related posts