Scroll to top
Share
en

Bismilahi Rrahmani Rrahim!
Në emër të Zotit, Mëshiruesit, Mëshirbërsit!
E nderuar Znj. Liri Berisha!
Të nderuar Stafit të Fondacionit Fëmijëve Shqiptarë!
Kryegjyshata Botërore Bektashiane në kuadër të Ditës Botërore të Autizmit më 2 Prill dhe muajit ndërgjegjësues të këtij çregullimi, duke ju bashkangjitur nismës së Fondacioni Fëmijët Shqiptarë dëshiron të ndajë me ju fushatën ndërgjegjësuese  “Ndriço Blu për Autizmin!” –“Light it up Blue for Autism!”, duke  bashkuar kështu vëmëndjen tonë me të gjithë vendet anembanë globit. Sot në mbrembje, duke u gdhirë dita 2 Prill, edhe Selia e Shenjtë e Kryegjyshatës Botërore Bektashiane ndriçon blu për komunitetin e individëve me çrregullim të spektrit autik në Shqipëri dhe kudo në botë në shenjë solidariteti për sa më shumë mbështetje ndaj tyre.

Çfarë synon kjo fushatë?
Fushata synon përfshirjen e të gjitha shoqërive në lëvizjen për një ndërgjegjësim më të shtuar ndaj çështjes së Autizmit. Sa më shumë të rritet zëri i shoqërisë, aq më shumë shtohet vëmëndja dhe mundësitë për mbështetje në luftën ndaj këtij çregullimi dhe rrjedhimisht edhe shanset për më tepër lehtësira ndaj komunitetit të fëmijëve dhe të rriturve Autik.

Si vihen në lëvizje kombet në këtë fushatë ?
 “Të Ndriçojmë Blu” është motoja që në shenjë solidariteti ka pushtuar shtete, për të rritur ndërgjegjësimin mbi Autizmin. Nisma, që sivjet mbushi 11 vite nga dita kur ajo startoi në SHBA nga Organizata Nderkombëtare “Autism Speaks”, në Shqipëri hyri në vitin e tetë të saj.
Gajtë këtyre viteve shumë insituticone dhe godina me rëndësi publike i janë bashkangjitur nsimës ndërkombëtare të iniciuar në Shqipëri nga
Fondacioni Fëmijët Shqiptarë duke  ndriçuar blu fasadat e jashtme të tyre, me qëllim rritjen e ndërgjegjësimit ndaj këtij çrregullimi dhe pasojave të tij tek individët, familjet dhe gjithë shoqëria shqiptare.
Me këtë rast më lejoni të lutem që së bashku Shqipëria e jonë,  ta kaloj sa më lehtë këtë virus të rrezikshëm për njerëzimin, shpresë të sëmurëve dhe shërim të shpejt. Vullnet dhe sukses mjekëve dhe infermierve tanë heronjë, qetësi dhe kalim sa më të lehtë për gjithë shqiptarët dhe njerëzimin në botë.

Kryegjyshi Botëror
Hirësia e Tij
Haxhi Dede Edmond Brahimaj

Related posts