Scroll to top
Share
en

Fort i nderuar Imzot Angelo MASSAFRA OFM
Arqipeshkëv Metropolit i Shkodër-Pult!

Urime dhe për shumë vite festa e Kurban Bajramit, paqja, mëshira dhe begatia e Allahut qofshin me ju dhe familjet tuaja. 
Urojmë që kjo festë të jetë motiv për përforcimin e besimit tonë, forcimin e mendjeve dhe zemrave tona, dhe urojmë që kjo festë të përcillet jo vetëm me urime të mira e vizita tek të afërmit por edhe me vepra të mira, sepse kjo ditë është ditë e mëshirës, faljes, mirëkuptimit, mirësisë dhe paqes.

Me respekt e konsideratë të thellë,

Kryegjyshi Botëror i Bektashinjve
Shenjtëria e Tij
Haxhi Dede Edmond Brahimaj
_______________________________________________________________________________

 

Imzot Angelo MASSAFRA OFM, Arqipeshkëv Metropolit i Shkodër-Pult.

 

Hirësisë së Tij  Haxhi Baba Edmond Brahimaj

Vëllezërve dhe motrave Bektash

Fort të nderuar!
Në emërin tim personal dhe në emër të Arqidioqezës Shkodër-Pult ju uroj: GËZUAR festën e ‘ID AL-FITR-it, Bajramit. 
Festa e Bajramit vjen pas agjerimit dhe lutjes që bëtë gjatë muajit të Ramazanit, i cili është i rëndësishëm për jetën e bashkësisë myslimane dhe që uroj t’i ketë dhënë secilit një forcë të re në jetën shpirtërore personale, shoqërore dhe familjare, ne kete te kushezuar nga pandemia.
Këshilli Papnor për Dialogun Ndërfetar ju shpreh të gjithëve ju urimet e tij më të mira me uratë dhe me përgëzime të përzemërta dhe sivjet Mesazhi e Tij ka si motoja: “Të krishterë dhe myslimanë: së bashku për të mbrojtur vendet e kultit”:
“E dimë se vendet e kultit kanë një rëndësi të madhe për krishtërimin dhe islamin, sikurse edhe për besimet e tjera. Qoftë për të krishterët, qoftë për myslimanët, kishat dhe xhamitë janë hapësira të caktuara për lutjen personale dhe të bashkësisë, të ndërtuara dhe të pajisura në mënyrë që të ndihmojnë heshtjen, reflektimin dhe meditimin. Ato janë hapësira ku mund të arrihet në thellësitë e shpirtit, duke e bërë të lehtë takimin me Zotin në heshtje. Prandaj, një vend kulti për cilëndo fe është një “shtëpi lutjeje” (Isaia 56,7). 
Zoti i Mëshirshëm dhe i Gjithëpushtetshëm na ndihmoftë që të ecim gjithmonë në rrugën e mirësisë dhe të dhembshurisë!
Gëzuar festën të gjithë juve! 

Përshumëvjet BAJRAMIN

                                                                            Imzot Angelo MASSAFRA OFM

                                                                       Arqipeshkëv Metropolit i Shkodër-Pult

Related posts