Scroll to top
Share
en

Në këtë jëtë të gjithë kemi ardhur si vullnet i Zotit. Por në dritë të Tij dhe në dritë të djellit na ka sjellë nëna. Emri i saj na shoqëron në këtë botë kurdoherë përmes dhëmbshurisë së pafund, sikurse do na shoqëroj kësisoj edhe në botën e përtejme, të përjetshme.
Së bashku me qumështin e gjirit të nënës, ne kemi pranuar në heshtje traditën zakonore, universin e pafund të këngëve, kodet fetarë dhe moralë, gjithçka në të pastajmen, se ndërtoj thelbin e vetë jetës. Prandaj i jemi lutur dhe do ti lutemi kurdoherë Zotit që nënat tona ti ketë në dritën e vëmendjes së Tij.
Gëzuar 8 Marsin të shtrenjta!
Kudo ku do të udhëtojmë, në çdo lartësi që mund të ngjitemi, qofshin këto edhe lartësi pushtetesh, ne do të mbetemi kurdoherë borxhlinj për çfarë na dhanë dhe nuk u’a kthyem dot kurrë. Fisnikëria juaj mbetet mësim i vyer për çdonjerin prej nesh.

Zoti ju bekoftë dhe lumturoftë kurdoherë!

KRYEGJYSHI BOTËROR I BEKTASHINJVE
SHENJTËRIA E TIJ
HAXHI DEDE EDMOND BRAHIMAJ

Related posts