Scroll to top
Share
en

Kryegjyshata Botërore Bektashiane, në kujdesjen e veçantë të Kryegjyshit Botëror, Shenjtëria e Tij Haxhi Dede Edmond Brahimaj, në  kuadër të gjendjes së shkaktuar nga pandemia botërore për shkak të koronavirusit, në luftën e përbashkët kundër këtij armiku të padukshëm, ka dhuruar ndihma administratores së njësisë administrative nr.1 në Tiranë.

Selia e Shenjtë Bektashiane ka qenë e do të jetë çdo çast pranë, me dashurinë vëllazërore e ndihma, në ushqime e materiale mbrojtëse.
Bekoj sot të gjithë miqtë që na kanë ardhur me ndihma e solidaritet për të shpëtuar e ndihmuar njerëzit. Duke qenë kështu të gjithë së bashku, të bëjmë sa mundemi për të minimizuar pasojat dhe kthimin e  normalitetit në shpirtrat tanë dhe vendin ku jetojmë.
Zoti u dhashtë shëndet, mbarësi e forcë në këtë kohë të vështirë!
Amin!

Kryegjyshi Botëror Bektashian,
Hirësia e Tij,
Haxhi Dede Edmond Brahimaj

Related posts