Scroll to top
Share
en

Ju dëshiroj shëndet, mbarësi, paqë dhe lumturi në jetën tuaj. Uroj që Krishtlindjen ta kaloni në atmosferë tolerance, paqeje dhe dashurie me familjet tuaja.
Të shpresojmë se Krishtlindjet e tjera do të na gjejnë më mirë, më të bashkuar, më të begatë!
Një urim të veçantë kam për të gjithë ata të cilët gjatë këtij viti humbën më të dashurit e tyre, përballuan dhimbje të mëdha, vuajtën nga sëmundjet, skamja, mjerimi, indiferenca dhe papunësia.
Dashuria, gëzimi dhe paqja mbizotëroftë kurdoherë në zemrat dhe vatrat e tyre të ngrohta familjare!
Është koha të gjejmë forcën dhe kurajën për t’u ngritur mbi dallimet tona, të rrëzojmë muret që na ndajnë dhe të bashkohemi rreth vlerave njerëzore, familjare e kombëtare, të sakrifikojmë diçka tonën për të mirën e përbashkët, të kujdesemi më shumë për njëri-tjetrin dhe ta bëjmë jetën më të mire.

NGA MOT GËZUAR KRISHTLINDJEN!
ZOTI E BEKOFTË SHQIPËRINË!
AMIN!

Related posts