Scroll to top
Share
en

Ditën e sotme, Kryegjyshi Botëror Bektashian,  Shenjtëria e Tij Haxhi Dede Edmond Brahimaj, priti në një takim të veçantë Zëvendës Presidentin e Kongresit Hebraik Amerikan, Z. Munr Kazmir.

Z. Kazmir ndër të tjera shprehu konsidetat më të larta për Bektashinjtë, Kryegjyshatën Botërore Bektashiane – Selia e Shenjtë dhe në veçanti për Kryegjyshin Botëror, Shenjtërinë e Tij Haxhi Dede Edmond Brahimaj për punën e palodhur nën drejtimin e  Komunitetit Bektashian ndër vite si dhe vlerësoj shumë marëdhëniet e ndërsjellta me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Nga ana tjetër, Kryegjyshi Botëror shprehu një mirënjohje të thellë për këtë vlersim dhe u shpreh i gatëshëm për çdo lloj bashkëpunimi konstruktiv bazuar mbi marëdhënie të ndërsjellta. 

Gjithashtu gjatë ditës  së sotme Kryegjyshatën Botërore Bektashiane e vizituan edhe Kryetarët e partive opozitare, Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Znj. Monika Kryemadhi dhe Kryetari i Partisë Demokratike Z. Lulzim Basha.

Related posts