Scroll to top
Share
en

Ditën e sotme Kryegjyshi Botëror Bektashian, Hirësia e Tij Haxhi Dede Edmond Brahimaj ka zhvilluar një vizitë në çadrat e ngritura për të prekurit nga tërmeti, ku ka takuar familje të tëra që janë akomuduar për të qenë më të sigurtë.

Kryegjyshi bëri thirrje për më shumë dashuri, paqe, miqësi e solidaritet vëllazëror, më shumë adhurim e shpresë tek Zoti, që të na japë më shumë forca e energji për të përballuar dhimbjen që ka pushtuar ne gjithë shqiptarët dhe miqtë tanë në gjithë botën.

Duke filluar që pas momenteve të para të goditjes sizmike, Selia e Shenjtë Bektashiane ka qenë e do të jetë çdo tast pranë të dëmtuarve, me dashurinë vëllazërore e ndihma, në ushqime e veshmbathje.
Gjithashtu Kryegjyshi ngushëlloj gjithë familjarët që humbën njerëzit e tyre në këtë tragjedi të rëndë si dhe bekoj miqtë e ardhur me ndihma e solidaritet për të shpëtuar e ndihmuar njerëzit.

Në fund ai tha : “Duke qenë kështu të gjithë së bashku, të bëjmë sa mundemi për të minimizuar pasojat dhe kthimin e  normalitetit në shpirtrat tanë dhe vendin ku jetojmë.”

Related posts