Scroll to top
Share
en

Kryegjyshi Botëror Bektashian, Hirësia e Tij Haxhi Dede Edmond Brahimaj, u prit sot, në një takim të veçantë nga Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut z. Talat Xhaferi.

Kryetari Xhaferi i uroi mirëseardhje të ngrohtë Kryegjyshit Botëror dhe theksoi se kjo vizitë është me rëndësi të veçantë duke pasur parasysh rolin e Komunitetit Bektashian në Maqedonin e Veriut, rajon dhe botë si faktor paqeje, stabiliteti dhe tolerance fetare. 

Kryegjyshi Botëror e falenderoj për këtë pritje të ngrohtë dhe u shpreh i gatëshëm për çdo lloj bashkëpunimi konstruktiv bazuar mbi marëdhënie të ndërsjellta. 

Related posts