Scroll to top
Share
en

Kryegjyshi Botëror Bektashian Hirësia e Tij Haxhi Dede Edmond Brahimaj, priti në një takim Kryetarin e tarikatit Rufai, Shejh Qemaludin Reka.

Shejh Qemaludin Reka, shoqërohej në këtë takim nga: Shejhlerë të ndryshëm nga Gjermania,  Shejh Xhevat Shehu i tarikatit Alevi nga Firence si dhe nga dervish të ndryshëm nga Belgjika, Franca dhe Hollanda.

Gjatë takimit me Kryegjyshin Botëror, ata zhvilluan dhe një vizitë të veçantë në Muzeun e Bektashizmit ku u njohën me historikun , udhëtimin e tarikatit Bektashian ndër vite dhe sfidat e sotme.

Kryegjyshi e falënderoi z. Reka për vizitën dhe urimet dhe shprehu gatishmërinë e tij për zhvillimin e mëtejshëm të bashkëpunimeve ndërmjet këtij tarikati dhe Komunitetit Bektashian.

Related posts