Scroll to top
Share
en


Bismilahi Rrahmani Rrahim!
Në emër të Zotit, Mëshiruesit, Mëshirbërsit!

Të nderuar vëllezër të mi, klerikë, myhib dhe dashamirës të Dede Reshat Bardhit kudo që jini anekënd botës!
Sot duhej të ishim fìzikisht së bashku në nderimet për myrshidin tonë Dede Reshat Bardhin, njëri prej figurave më të shquara të krejt bektashizmit botëror. Por jemi të ndërgjegjshëm se për kohën që kalojmë mjafton të bashkohemi shpirtërisht dhe të lutemi për xhenetin ku shëtit shpirti i tij.
Edhe pse kaluan nëntë vite që nuk e shohim, në dëgjojm zërin e tij, ndjejmë frymën e tij që na mban të bashkuar, në udhën e Haxhi Bektash Veliut.Duke ecur në gjurmët e tij, ne jemi të sigurtë se ecim në gjurmët e vlerave më të mira, të bektashizmit dhe parimeve universale të Islamit.
Paqja qoftë mbi ty, o Prijës i urtë dhe i mrekullueshëm i bektashizmit në kohrat më të vështira që kaluam!


Me këtë rast më lejoni të lutem që së bashku Shqipëria e jonë,  ta kaloj sa më lehtë këtë virus të rrezikshëm për njerëzimin, shpresë të sëmurëve dhe shërim të shpejt. Vullnet dhe sukses mjekëve dhe infermierve tanë heronjë, qetësi dhe kalim sa më të lehtë për gjithë shqiptarët dhe njerëzimin në botë.

Na ndihmofsh me emrin dhe veprën tënde!
Amin!

KRYEGJYSHI BOTËROR I BEKTASHINJVE
SHENJTËRIA E TIJ
HAXHI DEDE EDMOND BRAHIMAJ

Related posts