Scroll to top
Share
en


Kryegjyshata Botërore Bektashiane në kuadër të Ditës Botërore të Autizmit më 2 Prill dhe muajit ndërgjegjësues të këtij çregullimi, duke ju bashkangjitur nismës së Fondacioni Fëmijët Shqiptarë dëshiron të ndajë me ju fushatën ndërgjegjësuese  “Ndriço Blu për Autizmin!” –“Light it up Blue for Autism!”, duke  bashkuar kështu vëmëndjen tonë me të gjithë vendet anembanë globit si dhe duke ndriçuar blu për komunitetin e individëve me çrregullim të spektrit autik në Shqipëri dhe kudo në botë në shenjë solidariteti për sa më shumë mbështetje ndaj tyre.

Nisma, që sivjet mbushi 11 vite nga dita kur ajo startoi në SHBA nga Organizata Nderkombëtare “Autism Speaks”, në Shqipëri hyri në vitin e tetë të saj.
Gajtë këtyre viteve shumë insituticone dhe godina me rëndësi publike i janë bashkangjitur nsimës ndërkombëtare të iniciuar në Shqipëri nga Fondacioni Fëmijët Shqiptarë duke  ndriçuar blu fasadat e jashtme të tyre, me qëllim rritjen e ndërgjegjësimit ndaj këtij çrregullimi dhe pasojave të tij tek individët, familjet dhe gjithë shoqëria shqiptare.

Related posts