Scroll to top
Share
en

Të dashur besimtarë bektashinj,
të nderuar vëllezër e motra shpirtërorë,
Muaji Muharrem ia arriti, e bashkë me të edhe përkujtimi i përmotshëm i ngjarjes fatkeqe të Qerbelasë.
Për ne që ndjekim mësimet e Ehli-Bejtit është bërë e pëlqyeshme që dhjetë ditët e mundimeve të fëmijëve, grave, pleqve e burrave të fushës së Qebelasë, t’i kujtojmë me agjërimin dhjetëditor të zisë.
Zinë e Matemit dhe ceremonitë përkatëse do të na i vështirësojë situata e krijuar nga pandemia COVID-19. Por, bektashinjtë kanë pasur edhe vite më të vështira e s’kanë hequr dorë nga besimi i tyre. 
Kryegjyshata Botërore Bektashiane Selia e Shenjtë, duke respektuar vendimet e institucioneve të Republikës së Shqipërisë,  për mbrojtje nga koronavirusi, nuk do t’i organizojë ceremonitë përkatëse në Mejdan. Por kjo nuk ndalon nga kryerja e ceremonive në mënyrë vetjake.
Nijeti për fillimin e Matemit bëhet ditën e sotme, më 21 gusht 2020, në orën 14:00.
Në emër të Kryegjyshit Botëror Bektashian, Hirësia e Tij Haxhi Dede Edmond Brahimaj, bëjmë thirrje që  t’i kryejmë obligimet e tona, pa e rrezikuar veten apo të tjerët. Pra, në Kryegjyshatë nuk do të bëhet leximi i Hadikasë përgjatë dhjetë ditëve të Matemit, por ftojmë besimtarët që Hadikanë ta lexojnë përditë në shtëpitë e tyre.

Related posts