Scroll to top
Share
en

 

Kjo mrekulli që Zoti ka bërë në këtë vend, sigurisht që ka qenë vullneti i Tij. Por që kjo mrekulli të ruhej e bukur dhe e paprekur në shekuj, është pikërisht teqeja bektashiane, vendi i mirë me emrin e Ballëm Sulltanit, janë brezat e gjatë të klerikëve dhe besimtarëve të Haxhi Bektash Veliut, të cilët me frymën dhe përpjekjet e tyre e pasuruan më tej këtë vend të bekuar. Përgjatë shekujve, bukuritë natyrore të këtyre maleve dhe lëndinave, u janë bashkuar bukuritë njerëzore dhe ato hyjnore.
Duke parandjerë rëndësinë e tarikatit bektashian, në rrafsh të zhvillimeve fetare dhe njerëzore të më vonshme, sidomos në trevën e Ballkanit, Ballëm Sulltani vuri në baza të shëndosha sidomos moralin dhe etikën e ndjekësve të Imam Aliut, duke kërkuar tek çdo dervish apo baba, në radhë të parë, njeriun e urtë dhe të ditur që u përket traditave më të mira të besimit.
Më lejoni t’ju sjell katër vargje lapidare, të këtij shenjtori:
Gjithë besimtarëve kur janë të bashkuar,
Dorën e Hynqarit kur kanë shtrënguar,
Nga punët e liga ata janë larguar,
Po në do Alinë, mos më nga në plagë!
Me lejoni te shpreh respektin tim per Baba Hysni Shehu, i cili ndonëse në terrene të vështirë, ecën në gjurmët e klerikëve më të mirë të këtyre teqeve. Kam kënaqësi ta falënderoj sot për punën e bërë, si dhe përkushtimin ndaj tarikatit tonë.
Respekte të thella gjithashtu shpreh sot për këshillin e teqesë së Martaneshit, për myhibët dhe dashamirësit e saj, të cilët edhe në kohëra të vështira, ruajnë të gjalla traditat tona më të vyera.
Zoti ju bekoftë të gjithëve!
Amin!

KRYEGJYSHI BOTËROR I BEKTASHINJVE
HIRËSIA E TIJ
HAXHI DEDE EDMOND BRAHIMAJ


Related posts