Scroll to top
Share
en

NË VEND TË EPILOGUT…

Fund gushti, kujton histori…
Qerbela. Gjakderdhje. 72 dëshmorë. Prinjës heronj, Imam Hysen, Abaz Ali.
Ujëdhes Arabike. Sundim Jezitërsh, Mavish. Kohë, Diktaturash famëkeqe. Mënxyr jete. Gllabërim shpirtëror Zotash. Opskurantizëm i gjallë. Mjegullnajë e zezë shpirtërore. Egërsi barbare. Luftra të egra. Përgjakje. Histori. Qerbela. Epope ngadhënyese lirie, emancipimi njerëzor.

Engjëll! që m’u qase pranë,
Nga i madhi Zot,
Pse më rrëfen Qerbelanë?
A do të derth lot?

Shekulli VII. Qerbelaja hyri në histori, si një epope, për liri, demokraci, emancipim njerëzor, i kombit Arab në ujëdhesën e tijë.
Këtu, do të nisë historia, për demokraci, e kombit Arab, nën Ujëdhesën e tyre Arabike.
Lindja e profetit Muhamed a.s, në 20 prill 571, pas Krishtit, erdhi si një dritë, në shkretëtirën e pafundme të stepave Arabe. Shpëtimtar i njerëzimit, siç e ka quajtur shkrimtari i madh botëror, Berbard Shaë. Atë duhet ta quajmë, për kohën, shpëtimtar të njerëzimit. Kurrë njeriu, nuk i ka vënë vetes vullnetarisht, qëllimin më të lartë, të rrënojë bestytnitë, që ishin kultivuar, ndërmjet njeriut dhe Zotit. Në çdo gërmë që bëhej ligj, ai ndërtoj nacionalizëm shpirtëror Islam.  Urrejtje gjithë Zotave dhe dashuri të besimit të një Zot i vetëm, të pamaterializuar. Njeriu, që krijoi një religjon, të cilin e pranuan, miliona e miliona njerëz, dhe që shndërroj Islamin, në Fe Universale. Njeriu, që triumfin dhe luftën kundër idhujtarisë, e kurorëzoj me mëshirë dhe falje. Njeriu, që u bë udhëheqës i vërtetë shpirtëror, prijës e sundimtar, pa përdor forcën si llogjikë antinjerëzore. Njeriu, që sundoj në sajë të besueshmërisë, mëshirës dhe besimit, që erdhi si shpëtim dhe mëshirë për të gjithë njerëzit, për të gjithë botrat.
Diktaturë famëkeqe e Jezitit të Mavisë. Dypushtet, administrativ-politik, fetar, i tij. Ekstreme kanibale të kohës. Foshnja therej, po të lindte femër, apo groposej e gjallë. Imam Hyseni. Do të lindë, luftojë, si luftëtar, prinjës, strateg, për emancipim njerëzor; Njerëzit, ende, në padituri, të mos besojnë në vullnete Zotash e idhujtarish, por ti drejtohen një Zoti të vetëm, Allahut të Madh. Imam Hyseni, do të luftojë, për të drejta themelore të jetës. Femra, të jetojë, gëzojë jetën e saj, njëlloj si krijes e barabartë.
Që në fëmijëri, Imam Hyseni, krah për krah të atit, Imam Aliut, do të luftojë, në luftën e Xhemelit, Sifinit dhe Nehrevanit.
Islami, besim, si gjithë të tjerët, i barabartë mes tyre. Të gjithë të besojmë, jo Zotërave, një Zoti. Imam Hyseni, do të evokojë për kohën, tek Arabët, një shpresë. Shpresë, që do të posedojë besimin në një Zot, të drejtën hyjnore, kundër diktaturës së Jezitit të Mavisë, kanibalizmit të jetës, Ujëdhesës Arabe.
Së bashku më vëllain e tij, Imam Hasanin, gjithë Ehli- Bejtin, Imam Hyseni, përjeton ndodhi të shumta, në Medinë, ku lufta ishte më e ndjeshme, për mbrojtjen e Islamit. Ata ishin në ballë, si strateg, të përhapjes, mbrojtjes së tij, besimit në një Zot të vetëm.
Politika Obskurantiste e diktaturës së Jezitit Mbret, kanibalizimi që përjetojnë arabët, nuk do të pranohet, kurrë, nga shenjtori Imam Hyseni.  Medina dhe më vonë Meka, do të bëhen për të qëndresa dhe vendi i banimit të tij, ku ai do të vazhdojë luftën e tij, më shumë dhe në kushte më të vështira. Duke qenë se, Ujëdhesa arabike, përjetonte dhe ishte në prologun e ndryshimeve të mëdha të mosbesimit të Idhujtarive dhe fillimit të një besimi të vetëm, Islamit, që shihej si një dritë për jetën e njerëzve;  Ai do të evokojë dhe mëkojë në të gjithë arabët,  Islamin, si besim, që duhet përqafuar dhe se kjo do të arrihej vetëm kundë diktaturës së kohës, që ishte myshërim, i Obskurantizmit dhe Idhujtarive, Jezitit të Mavisë.  Kufa përjetonte më shumë, ndryshime që kishin lind, në vendet arabe dhe që banorët e saj, ishin më të prirur për këto ndryshime. Imam Hyseni, duke qenë se në Kufë ziente lufta, midis besimtarëve dhe jo besimtarëve, pranoi kërkesat e shumta të banorëve të Kufës dhe Sheitëve të Irakut, që të vinte e të vihej në krye të tyre, për të përmbysur diktaturën. Dërgimi i letrave, pranimi i kërkesave të tyre, marrje së besës, nga banorët e Kufës dhe të Basras, nëpërmjet Myslymit Akilit, përfaqësuesit të denjë të tij, në ditën e tetë të muajit Dhihixhe të vitit Hixhri la Mekën dhe iku ne drejtim të Irakut.

Tradhti, tragjedi e besës.
Tradhtia, prishja e besës, e banorëve të Kufës, martirizimi i Myslym Akilit, tensionoi situatën, përshkallëzoj atë, kur ende, kushtet dhe Imam Hyseni, nuk ishin përgatitur për luftë. Imam Hyseni, duke udhëtuar drejt Kufës, para se të arrinte në këtë qytet, u gjend i pa përgatitur, i rrethuar pabesisht, nga një ushtri më një numër të madhë, të dhjetra mijëve, të falangave të ushtarëve, të drejtuar nga Jeziti i Mavisë, përball 72 shokëve, bashkëluftëtarë të tij, që nuk ishin nisur për luftë, por vetëm për tu bashkuar me lëvizjet dhe për ti drejtuar më vonë ato.
Megjithëse ishte strateg, që po përgatiste, të drejtonte lëvizjet për ndryshim në Ujëdhesën Arabike, luftëtari për drejtësi, Imam Hyseni do ti drejtohej banorëve të Kufës, me masazh paqe: “O ju kombi mundimdhënës;  Nuk keni frikë, nga Perëndia, e cila popullin e Firaunit e mbyti në ujërat e Nilit dhe ngatërrestarët e Filit, i vrau me gurë me anë të zogjve Ebalil? A keni frikë prej atij Zoti?- që zhduku malësorët e popullit Lut, ndërsa kundërshtarët e Profetit Nuh i bëri të vuajnë? O ju gjakpirës! Në qoftë se besoni në atë Perëndi dhe te Profeti, që është gjyshi im, hiqni dorë nga këto të këqija, që po bëni. Mendoni, fundin e jetës suaj. Pra, jepini fund veprave të këqija, duke më lënë të lirë, të shkoj bashkë me fëmijët dhe gratë nga ana e Arabisë, ose Rumisë e t’ju liroj juve viset e Arabisë dhe tokën e Hixhasit e të Ebabilit. Në qoftë se, nuk do t’i pranoni këto fjalë dhe në qoftë se, se me doemos doni të luftoni me mua, atëherë, të paktën, gjë që mund të bëni, dilni një nga një në fushën e luftës…”

Më ç’do an’ i ka rrethuar
Kombi faqezi,
Komb’i lik i mallëkuar,
Posi mizëri!

Të rrethuar, të tradhtuar pabesisht, falangat e Jezitit të Mavisë, përsëri, ç’njerëzisht, shkelin ligjet e luftës. I vetmi burim jete, uji, për të mbijetuar, Eufrati, helmohet nga mizoritë e Jezitit të Mavisë. Luftëtarët e Qerbelasë, për 10 ditë me radhë, luftojnë,  pa vënë bulën e ujit në buzë, deri në pikën e fundit të gjakut, me prijësin e tyre, Imam Hysnin.

Ujët ua kanë prerë
Janë në shtrëngim,
Si të varfër e të mjerë.
Në zi, në hidhërim

Frat, o more lum’i shkreti
Mos këndo pa qaj,
Derth lot e rënko për jetë,…

Siç tregon legjenda e shkruan historia, Abaz Aliu, heroi i luftës së Qerbelasë, duke parë buzët e thara të foshnjave, lotët e tyre, si tribun hero, do të çajë rrethimin, për t’i mëkuar ato.

Nëpër mest të ushtrisë
Të armikut shkon,
Shërbtor’e njerëzisë
Shigjeta s’e çpon
Eshtë nder’i trimërisë
Zoti e mburon.
Ç’ikën ay kal’i shkretë,
Mi dhë nuk shkel
Nga potkonjtë q’ikën shpejtë
Zjar e flak’i del!

Abaz Aliu, si shenjtor, me një kacek, për të mëkuar foshnjat me uji,  erdhi në Dodonë, Tempullin e lashtë të saj, të Jupiterit Thesprot, siç thotë Eskili, babai i historiografisë së vjetër Helene, në veprën e Tij “Prometeu i lidhur” shekulli V p.e.s. fq.800: “… Kur ju të keni arritur në Tokën e Molosëve Të Dodonës së Sipërme, ka një Orakull të Jupiterit Thesprot …”.
Në librin VI, VII, Eskili, shprehet se Tempulli i Dodonës, gjendet në majë të një mali të lartë, që është Tomorri i sotëm, që do të marrë, pas ardhjes së tij, në këtë vend të shenjtë, emrin e tij, që quhet sot: Tempulli i Dodonës së lashtë Pellazgjike, të tokës së Molosëve, Orakulli i Zeusit, Tempulli i sotëm Abaz Ali.

Ç’ësht’ ay që shkon kaluar,
Ikën si veriu,
Me dy-tri foshnja nër duar?
Ësht’ Abas-Aliu!
I ka marrë etja shumë,
E, qajnë me lot!

Abaz Aliu, erdhi në Tomorr, në Tempulline e lashtë të Jupiterit Thesprot, për të mëkuar foshnjat, për të shenjtëruar më tej, këtë vend, të shenjtë.

Abaz Aliu zu’ Tomorë,
Erdhi afër nesh,
Shqipërija s’mbet e gjorë,
Se Zoti, atë’e desh.

Martirizimi i Imam Hysenit.
20 tetor 680. Në Qerbela, në Irak, ra heroi. Fusha u skuq. Gjaku u derdh e u shkruajt historia. Diktatura u mund. Triumfoi dhe vijëmësoj familja e Ehli- Bejtit.

O moj fushë e Qerbelasë!
Që më rri ndër sy,
Plot me gjak t’ Ali-Abasë,
Vallë ç’ësht’ ay?
Hyseni desh njerëzinë
Dhe për të u vra
Për të shpëtuar njerinë
Ra në Qerbela.

Matemi, agjerim shpirtëror, pa uji, si luftëtarët e Qerbelasë, në betejë.
Zemrat njerëzore, të besimtarëve, ende lotojnë, për gjakun e heronjve, që ranë dhe skuqën Qerbelanë. Me sytë e zemrës së tyre, ende vuajnë, për gjakun e trimave që u derdh, në emër të një lirie, në emër të një jete. 
Gjatë 10 ditëve, besimtarët bektashianë myslymanë, alevianë, kudo që ndodhen në botë, në më shumë së 31 vende, ku janë dhe gjenden veprat e kultit të tyre, teqet, tyrbet, mekame, si në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Mal i Zi, Greqi, Bullgari, Rumani, Hungari, Egjypt, Turqi, Irak, Iran, Avganistan, Azerbajxhan, Turkmenistan, Taxhikistan, Pakistan, Rusi, Kinë, ShBA, Kanada, Australi, Francë, Belgjikë, Hollandë, Zvicër, etj, përkujtojnë në shenjë zie, 72 luftëtarët, dëshmor të rënë, heronj, në Qerbela, me në krye prijësin e tyre, Shenjtorin, Imam Hysenin.
Ashtu, si dëshmorët e Qerbelasë, që luftuan për 10 ditë, në zjarrin përvëlues, të shkretëtirës, pa bulën e ujit në gojë, duke derdhur gjakun e tyre, duke rënë heroikisht në fushën e betëjës, në Qerbela, në këto 10 ditë, për përshpirtje të tyre, bektashianët, kudo, në të gjithë botën, mbajnë Zi për ta, Mbajnë Matem, nuk pinë ujë.
Këto ditë, bektashinjtë e të tjerë, mblidhen në teqetë e ndryshme, ku udhërrëfyesit (klerikët) lexojnë me zë të lartë, “Hadikanë”, bëjnë ritualin e përditëshëm, duke përkujtuar vuajtjet e profetëve,  Ngjarjen tragjike të Qerbelasë, luftën, sakrificën, vetflijimin e tyre për të fituar liritë e shenjta të  jetës, në shërbim për të mirë të njerëzisë, duke predikuar rrugën e drejtësisë, paqes, vëllazërisë, përsosmërisë shpirtërore, njerëzore.
Nata e parë, u kushtohet vuajtjeve të profetëve: Adem, Nuh, Ibrahim, Jusuf, Musa dhe Krishtit; të dytën, për Profetin Muhamed (a.s), të tretën, për Imam Aliun, të katërtën, për Imam Hasanin, të pestën, për lindjen dhe jetën e Imam Hysenit, të gjashtën për ikjen e tij nga Medina në Mekë, të shtatën, për vrasjen e Myslym Akilit dhe dy djemve të tij, Myftarin, Ibrahimin, të tetën, për nisjen e Imam Hysenit për në Kufë, të nëntën, për mbërritjen e tij në Qerbela, natën e dhjetë, për martirizimin e tij dhe të dëshmorëve të tjerë, që derdhën gjakë, ranë heroikisht dhe shkuan në Aihret(Parajsë), buzëtharë, buzçarë nga etja.

Ashurja, veneracion, për luftëtarët e Qerbelasë.
Ashurja, përfundim i zisë, përshpirtje lavdie, për dëshmorët e Qerbelasë.
Dhjetë ditë, gjithandej, liturgji. Mjediset bektashiane, Teqe, Tyrbe, Mekame.  Besimtarët pijnë ujin e jetës, sherbetin. Të dhjetën ditë, Ashurja në zjarr.  Gjithë natën, deri në agun, e ditës së nesërme. Dita e dhjetë, Ashure, për përshpirtje, të luftëtarëve të Qerbelasë, përkujtim i jetës dhe i ushqimit të tyre, të cilin e gatuan me mbetjet e gjërave, që patën me vete, gjatë udhëtimit, në Kufa. Grurë, qiqra, soji, fasule, bath, misër, fiq, rrush të thatë, mollë, arra, mjaltë, musht, kanellë etj, që përbëjnë rreth 40 përbërës, të prodhuar nga Toka.
Tek lindja, siç ndodh me embrionin e grurit, shumimin e tij, bektashinjtë shohin filozofinë e vazhdimësisë, të familjes së Ehli-Bejtit.
Pas liturgjisë, kryerjes së ritualeve, populli, besimtarët, bëjnë vizita. Përkujtojnë më veneracion heroin e Qerbelasë, Imam Hysenin dhe 72 dëshmorët e tij, që u vetflijuan, gjer në sakrificën njerëzore, sublime, për mbrojtjen e idealeve të jetës. Dita e dhjetë, ceremoni kremtimi, për përshpirte, dita e Ashures.
Kryegjyshi Botëror, Shenjtëria e Tij, Haxhi Dede Edmond Brahimaj, drejton ceremonitë për të gjithë, besimtarët e botës. Mesazhi i tij: – Qerbelaja, epope, e luftës së njerëzimit, për liri, demokraci, prosperitet dhe emancipim njerëzor.

Related posts