Scroll to top
Share
en

I dashur vëllai im, baba Hekuran Nikollari, së bashku me motra e vëllezër, besimtarë të teqesë së Ali Postivanit!
Sot duhej të ishim së bashku. Duhej të takoheshim, duhej të flisnim, duhej të shpërndanim urimet më të mira të pelegrinazhit. Sot duhej të uleshim në sofrën e Ehli Bejtit, në konakët e bukur të asaj teqeje që ju i keni qëndisur me aq merak. Duhej të bisedonim për ngjarjet dhe hallet tona familjare.
Por në kushtet e kësaj pandemie, ku mekanizmat përkatës shtetëror na këshillojnë ende distancim fizik, mendoj se kemi qenë shpirtërisht së bashku me njëri-tjetrin, rreth kujtimit të mrekullueshëm të dervishëve e baballarëve që kanë shërbyer në atë teqe historike, brenda mikëpritjes tradicionale dhe kujdesit të klerikëve të sotëm.
Një ditë si kjo e sotmja, do të na kujtojë padyshim se në këtë botë ka gjera shumë më të gëzuara dhe të bukura, ka shumë fjalë, biseda, lutje dhe bekime që na bashkojnë dhe ska asgjë që mund të na ndaj. Jo thjesht se jemi ndjekës të Haxhi Bektash Veliut por sepse jemi bijë të një Zoti të Vetëm dhe tek Ai jemi mbështetur qysh kur jeta zuri fill.
Mirënjohje, respekt të thellë për punën tënde baba Hekurani!
Urtësia e Dede Reshat Bardhit na qoftë ndihmë të gjithëve!
Amin!

KRYEGJYSHI BOTËROR I BEKTASHINJVE
SHENJTËRIA E TIJ
HAXHI DEDE EDMOND BRAHIMAJ

Related posts