Scroll to top
Share
en

Ditën e sotme, Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim, zhvilloj një vizitë të veçantë në teqen e Zallit, Gjirokastër.
Ambasadorja u njoh me udhëtimin shpirtëror të bektashinjve që nga fillimet  veta deri në ditët e sotme.
Gjithashtu u bë me dije për sakrificat e panumërta të klerikëve bektashinj, kontributin e tyre për liri e pavarësi, urtësinë për t’iu afruar me devocion Krijuesit si edhe me sfidat e sotme të  Selisë së Shenjtë Bektashiane, si në kontekst të harmonisë fetare në Ballkan, ashtu edhe sfidat e lirisë së besimit dhe të fesë.
Nga ana e saj, Ambasadorja Yuri Kim, duke e falenderuar për pritjen e ngrohtë, u shpreh se ishte kënaqësi e veçantë vizita në mjedise të tilla që frymëzojnë vetëm paqe dhe se marrëdhëniet midis SHBA dhe Bektashizmit do të jenë kurdoherë vëllazërore, në të mirë të paqes dhe të lirive fetare.

Related posts